Dogana i konfiskon 92 telefona të mençur në tre lokacione në Ferizaj

Dogana i konfiskon 92 telefona të mençur në tre lokacione në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se i kanë kontrolluar tre lokacione në qytetin e Ferizajt të dyshuara për mallra pa dokumentacion.

Sipas njoftimit të Doganës aty është gjetur një sasi e konsiderueshme e telefonave të mençur.

“Aksioni ka qene i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulese dokumentare, njësitet doganës kanë arritur të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave”.

“Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 92  telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpods pa asnjë mbulese dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet ka vazhduar për kundërvajtje Doganore”, thuhet në njoftim.

Ferizaj 25 nëntor 2021 – kontrollohen 3 lokacione në qytetin e Ferizajit të dyshuara për mallra pa dokumentacion, ku edhe gjendet një sasi e konsiderueshme e telefonave të menqur.

Aksioni ka qene i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulese dokumentare, njësitet doganës kanë arritur të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave.

Gjatë kontrolles janë gjetur rreth 92  telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpods pa asnjë mbulese dokumntare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet ka vazhduar për kundërvatje Doganore./Gazeta “Enigma”/

Related Articles