Nuhiu i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe vlerëson paraqitjen e Malishevës

Nuhiu i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe vlerëson paraqitjen e Malishevës

Drita në shtëpi ka marrë një fitore minimale ndaj Malishevës, por të mjaftushme për t’u ngritur në krye te Superligës.

Kryetrajneri, Ardian Nuhiu është ndarë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, por ka vlerësuar edhe paraqitjen e Malishevës, shkruan Sheshi.info

“Kemi bërë një paraqitje në anën defanzive dhe lojtarët kanë qenë të përgatitur mirë për këtë ndeshje. Vlerësoj edhe lojën e mirë të kundërshtarëve, pasi me kundërsulme kërkonin të dilnin në fazën e sulmit. Ne kemi qenë të kujdesshëm në këtë ndeshje, por ne po na penalizon edhe fusha, megjithatë merita ka edhe kundërshtari. 

Kemi marrë shumë lojtarë të rinj dhe kam qenë i vetdijshëm se me kohë do të vije edhe inkuadrimi i tyre në grup. Por me gëzon edhe fakti se të gjithë janë mirë”, tha Nuhiu.

Drita pas 12-të xhirove ndodhet në vendin e parë me 22 pikë, por me një ndeshje me shumë se Ballkani dhe Drenica të cilat i zhvillojnë nesër.

/Gazeta Enigam/

Related Articles