Krye-trajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiu, ka thënë se nuk do ta lë këtë post pa ia sjellë një trofe klubit, teksa iu përgjigj kritikave dhe thirrjeve për dorëheqjen e tij.
Në një konferencë me gazetarë para ndeshjes me Prishtinën, Nuhiu tha se është i kënaqur me performancën që po tregon ekipi, por jo edhe me pikët e fituara.
‘’Unë kam dashur që të reflektojë pas rezultateve të fundit, por kryesia ka shprehur besimin e plotë në mua, andaj kjo më bënë që të punojmë edhe më shumë dhe t’ia kthejë besimin. Do ta respektojë kontratën deri në fund. Nuk do ta lë Gjilanin pa i sjellë një trofe. Unë jam i vendosur të vazhdojë projektin që e kam nisur’’, deklaroi Nuhiu.