Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës skuadra e Dritës do të takohet me FC Inter Turku nga Finlanda.
Për këtë përballje kryetrajneri i FC Drita, Ardian Nuhiu theksoi se në këto nivele garash çdo skuadër ka cilësitë e veta dhe kundërshtari meriton respekt maksimal.
“Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundërshtari ynë meriton respekt maksimal dhe një analizë të detajuar. Kemi kohën e mjaftueshëm për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finlandë është ende duke u zhvilluar. Kjo na mundëson që të marrim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet”, ka thënë trajneri Nuhiu.
Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane, në mesin e tyre edhe klubi ynë, FC DRITA zhvillon takimin në cilësinë e mysafirit ndaj FC Iinter Turku nga Finlanda.