Plagëve të marra nga lëndimi në vendin e punës, nuk iu shpëtoi dot, andaj një person ka ndërruar jetë teksa po trajtohej në QKUK.
Ai ishte rrëzuar nga një objekt ku ishte duke punuar në Komunën e Lipjanit.
Policia ka njoftuar se për këtë janë arrestuar pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës.
Rasti është duke u hetuar.
“Një mashkull kosovar ka ndrruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma
Nuk i mbijetoi plagëve të marra, vdes punëtori që u rrëzua nga një objekt në Lipjan
