“Nuk jam optimist si Perëndimi në zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës”

“Nuk jam optimist si Perëndimi në zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës”

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, thotë se nuk mund të ndajë optimizmin e disa politikanëve evropianë që besojnë në zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës.

Në një intervistë për mediat serbe, Simiq ka shpjeguar se ky nuk është qëndrim i tij i bazuar në ndonjë ndjenjë, por rezultat i qartë i sjelljes së qeverisë së Kosovës, i cili dëshiron t’i shmangë detyrimet në çdo mënyrë, por edhe të shfuqizojë të gjitha të drejtat që të paktën në letër u garantoheshin serbëve në Kosovë.

“Në këtë kuptim nuk na duhen letra të nënshkruara që zbehen me kalimin e kohës, por veprime konkrete që do të krijojnë mundësinë që serbët të ndihen të sigurt në këto zona, sepse kjo është parakusht për të gjitha gjërat e tjera, duke përfshirë arsimin, zhvillimin ekonomik, shëndetësinë dhe mbrojtjen e përmirësimit social”, deklaroi Simiq.

Related Articles