Dhuna në familje, po vazhdon të jetë e pranishme në shoqërinë kosovare.
Nga to ka dhunë psiqike, fizike, ndërsa ka raste kur edhe pas një kohë vazhdon të rritet problemi derisa të kalojë edhe në vrasje.
Brenda 24-orëve në vend u arrestuan tre persona që po dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Njëri nga ta në Gjakovë, po dyshohet se këtë të enjte ka sulmuar fizikisht anëtaren e familjes. Lidhur me këtë rast nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E një tjetër person në Ferizaj u arrestua këtë të enjte, veç se ai nuk dyshohet se atë ditë e shkeli ligjin por dy ditë para arrestimit. Atij iu vendosen prangat pasi tre femra kanë raportuar në polici se janë kanosur verbalisht nga i dyshuari.
Në mbajtje u dërgua të enjten edhe një i dyshuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se e ka kanosur verbalisht dhe shqetësuar anëtaren e familjes, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë