Nuk ka zgjedhje të parakohëshme, “Puna e mbarë Albin Kurti” – reagon zëdhënësi i VV-së

Nuk ka zgjedhje të parakohëshme, “Puna e mbarë Albin Kurti” – reagon zëdhënësi i VV-së

“Puna vazhdon, puna  e mbarë Albin Kurti”, në këtë mënyrë zëdhënësi i VV-së Arlind Manxhuka ka zgjedhur të ironizoj me partitë opozitare të cilat për momentin nuk arritën ta dëgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Përmes një postimi në Facebook, Manxhuka ka thënë se sipas tij 1 mjë ditët e qeverisjes Kurti ia ndryshuan mendjen opozitës.

“Qysh prej 100 ditëshit të parë të Qeverisë kishin kërkuar e paralajmëruar zgjedhje. Thanë nuk janë të kënaqur me qeverisjen dhe se ishin edhe ata të dëshpëruar me neve. Por siç duket 1000 ditët që pasuan në qeverisje ia ndryshuan mendje opozitës. Ata sot e konfirmuan që janë të kënaqur me Albin Kurtin kryeministër. Puna vazhdon, puna e mbarë Albin Kurti”, shkruan ai.

Ndryshe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një konferencë për media bëri të ditur se se propozimi i PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka marrë mbështetjen e duhur./Gazeta Enigma

Related Articles