Klubi i Gjilanit padyshim se po tregohet shumë aktiv pas përfundimit të sezonit.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka rinovuar kontratat me disa nga futbollistët kryesorë, shkruan Gazeta Enigma.
Së fundmi, bashkëpunimi ka vazhduar edhe me mbrojtësin, Oltion Rapa.
Rapa do jetë pjesë e “kuqebardhëve” edhe për sezonin e ardhshëm.
Deri më tani skuadra ka rinovuar kontratat me Enea Kolicin, Gerhard Prognin, Besar Musollin, Muhamed Useinin dhe Oltion Rapa.
Më poshtë e keni njoftimin e klubit: