Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zenelit befasoi tifozët duke u larguar nga Adana Demirspor edhe pse kishte kontratë.
Zeneli gjatë një interviste për “Boras Tidning” tregoi arsyen e largimit e që ishte rroga.
“Ka shumë arsye. Së pari, nuk më është paguar rroga që kur kam nënshkruar me klubin në shtator. Dhe unë si lojtar kam të drejt prishjen e kontratës. Gjithashtu nuk kam luajtur shumë minuta qysh ishim marrë vesh me klubin”, u shpreh Zeneli
Futbollisti kosovar që një kohë u kërkuar edhe nga Chelsea, tani është “lojtar i lirë” dhe mund të transferohet kudo. Por, një ofertë tashmë e ka në tavolinë dhe bëhet fjalë për ish-skuadrën e fëmijërisë, Elfsborg, aty ku luan edhe vëllai i tij, Besforti.
“Shumë gjëra bien në vend kur bëhet fjalë për Elfsborg. Familja ime është këtu dhe do ishte një ëndërr të luaja me vëllain tim Besfortin. Do shohim se çfarë do të ndodhë. Në fund, unë dua vetëm të luaj futboll dhe të ndihem mirë”, vazhdoi tutje lojtari kosovar.
Arber Zeneli: "Kontraktet är brutet – har inte fått lön"
Läs mer 👉 https://t.co/mMQyFMpaDk pic.twitter.com/6f89LvXb7J— Fotbolltransfers.com (@ftransfers) January 24, 2024