Nuk ndalet Cllevio, ngacmon Noizyn sërish: Ti je spiun i natës (VIDEO)

Nuk ndalet Cllevio, ngacmon Noizyn sërish: Ti je spiun i natës (VIDEO)

Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron! Kjo është shprehja perfekte që i shkon Klevios në këtë situatë. Kleviol Ahmetaj ndonëse vetëm disa ditë më parë la qelinë dhe kaloi në arrest shtëpie pas padisë së ngritur nga Noizy, sërish nuk heq dorë nga të përmendurit e këtij të fundit në “live-t” e tij në TikTok.

Që prej ditës së parë që u rikthye në arrest shtëpie, Klevio iu kthye zakonit duke dalë “live” me ligjërata në rrjetin social. Së fundmi ai ka përdorur këngën e Noizy-t, për t’i dërguar një mesazh atij duke e cilësuar si spiun.

Madje jo vetëm Rigelsin, por edhe Stresin, për të cilët thotë se së bashku si dy gjysma bëjnë një spiun të plotë.

“Jam edhe një herë në arrest shtëpie se më ka futur mbreti i natës. Po t’i bija shkurt do të thoja spiuni i natës. A më takon t’i them je i ftuar edhe një herë si spiun i natës? Me gjithë Stresin, gjysmën tënde. Ti me gjithë gjysmën tënde bëheni dy spiuna të plotë,”-thotë ndër të tjera Klevioli në një fragment të “live-t” të tij.

Related Articles