Dy persona humbën jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve dhe një fëmijë i mitur, kur një person i armatosur hapi zjarr brenda një zyre të shërbimit publik në Moskë.
I dyshuari, i cili më pas u arrestua nga forcat e sigurisë, nxorri armën dhe nisi të qëllonte të pranishmit, pasi iu kërkua që të vendoste maskën dhe të zbatonte protokollet anticovid, për mjediset e mbyllura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, autori i të shtënave hapi zjarr kur rojet tentuan ta shoqëronin me forcë jashtë godinës.
Tashmë një hetim ka nisur dhe nëse autori i krimit shpallet fajtor mund të rrezikojë dhe dënimin përjetë.