Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Pejës, pasi që i njëjti nuk e ka respektuar orarin e lëvizjes dhe nën ndikim të alkoolit, në objektin e stacionit policor në Pejë i ka sulmuar fizikisht dy viktimat (zyrtar policor).
Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari ma vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Enigma/