Nuk respektuan orarin e lëvizjes, pesë persona gjobiten me nga 200 euro

Nuk respektuan orarin e lëvizjes, pesë persona gjobiten me nga 200 euro

Drejtoria Rajonale e Policisë në qytetin e Pejës, ka njoftuar që po vazhdon në zbatimin dhe implementimin e masave anti-COVID dhe po dënohen të gjithë ata që nuk i respektojnë.

E për një gjë të till, zyrtarët policorë në Istog kanë shqiptuar 5 gjoba me nga 200 euro ndaj disa personave që nuk kishin respektuar orën policore.

“Drejtoria Rajonale e  Policisë në Pejë, është duke vazhduar me zbatimin  dhe implementimin e masave kundër Covid-19. Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Istog, nga zyrtarët policor, janë shqiptuar pesë (5) flet gjoba ndaj personave fizik me nga dyqind (200) euro, të cilët nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes sipas ligjit anticovid” thuhet në komunikatën për media.

Related Articles