Nuk stepet ministri Çeku: Shtëpia e Xhafer Devës ka nevojë për restaurim

Nuk stepet ministri Çeku: Shtëpia e Xhafer Devës ka nevojë për restaurim

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, nuk është stepur nga plani për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, projekt ky që u kundërshtua nga spektri ndërkombëtar, raporton Gazeta “Enigma”.

Në një konferencë për media, Çeku theksoi se kjo shtëpi duhet të restaurohet pasi është në gjendje të keqe.

“Debati i ditëve të fundit ka origjinën në Serbi dhe kjo është e qartë, paradoksalisht, një shtet që mohimin e gjenocidit dhe rehabilitimin e kriminelëve e ka politik shtetërore tenton ta fabrikojë një narracion duke e portretizuar Kosovën si mohuese të holokaustit. Ky është një narracion i gënjeshtërt që vjen nga Serbia, sepse faktet historike janë kokëforta dhe nuk janë në anën e Serbisë, faktet aktuale e përgenjështrojnë këtë narracion absurd dhe të rrezikshëm të Serbisë”, tha Çeku.

“Monumenti i mbrojtur që në listën tonë figuron me emrin shtëpia e Xhafer Devës, është monument me pronësi publike. Përgjatë gjithë historisë së saj ka pasur edhe funksione të ndryshme publike, si shtëpi e shëndetit dhe të tjera, ka vlera të mëdha historike, edukative, shoqërore dhe të tjera. Është pjesë e kujtesës kolektive të banorëve të muzikës dhe është në gjendje të keqe, ka nevojë për restaurim, ndërtesa ka pësuar nga zjarri i vitit 2015, ndërsa ndërhyrja e fundit është bërë në vitin 2018 dhe ne kemi nevojë ta përfundojmë këtë punë të nisur qysh vite më parë”.

Ai ka shtuar se me restaurimin e këtij objekti “Nuk po rehabilitohet historia e Xhafer Devës, s’po bëjmë asgjë veçse po e mbrojmë trashëgimë kulturore. Pas restaurimit, do të vendoset qendra rajonale e trashëgimisë kulturore në Mitrovicë”.

Aktualisht punimet në këtë objekt janë pezulluar. /Gazeta Enigma.

Related Articles