Nga publikimin e rezultateve për 92.58 për qind të vendvotimeve të numëruara për kandidatët për deputetë, nga Albin Kurti, bartës i listës, njëherit kandidat për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, deri tani numëron 266 mijë e 798.
Në vend të dytë renditet, Glauk Konjufca me 204 mijë e 599 vota. Pas tij vie Faton Peci me 99 mijë e 380.
Në vend të katërt nga votat e numëruara deri tani, del të jetë nga kjo parti, Hekuran Murati me 97 mijë e 193 vota.
Pas tij, është Albulena Haxhiu me 92 mijë e 29 vota. Xhelal Sveçla deri tani ka marrë 87 mijë e 975 vota.
Pjesë e dhjetëshes së fundit janë, Donika Gërvalla me 81 mijë e 862 vota, Avni Dehari me 70 mijë e 579 vota dhe Mimoza Kusari-Lila me 63 mijë e 561 vota.