Kanë mbetur edhe pak ditë nga ceremonia e Topit të Artë, aty edhe ku do të mësohet emri i më të mirit për vitin 2021.
Pasi France Football zbuloi listën përfundimtare prej 30 lojtarësh muajin e kaluar, ka pasur disa emra që kanë spikatur mbi të tjerët dhe kanë bërë që njerëzit të flasin.
Pasi France Football zbuloi listën përfundimtare prej 30 lojtarësh muajin e kaluar, ka pasur disa emra që kanë spikatur mbi të tjerët dhe kanë bërë që njerëzit të flasin.
Si gjithmonë, futbolli ka të bëjë me opinionet dhe kur bëhet fjalë për Topin e Artë, trajnerët dhe lojtarët bëhen si tifozë të rregullt, duke mbështetur të preferuarit e tyre për trofeun.
Pretendentët kryesorë për çmimin për lojtarin më të mirë në vitin e fundit duket të jenë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski, Jorginho, Karim Benzema dhe N’Golo Kante.
Lojtarët që mbështesin Messin
Gjashtë herë fituesi i çmimit më të madh individual është një favorit i përhershëm dhe i tillë është edhe një herë, veçanërisht pasi ai udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Copa America – trofeu i tij i parë i madh me Albiceleste. Ndër yjet që mbështesin 34-vjeçarin janë Gerard Pique , Ronald Koeman, Mauricio Pochettino , Marco Verratti dhe Pedri.
Lojtarët që mbështesin Lewandowskin
Ka një preferencë në rritje për sulmuesin e Bayern Munichut dhe Polonisë, në atë që vlerësohet se e meriton çmimin. Lëvdatat për të kanë ardhur nga lojtarët si Kevin De Bruyne , Iago Aspas dhe Rafa Marquez.
Lojtarët që mbështesin Jorginhon
Mesfushori i Chelseat dhe Italisë ka fituar shumë admirues në këtë vit, duke ndihmuar edhe klubin dhe vendin në lavdi evropiane. Bashkatdhetari Giorgio Chiellini e ka mbështetur, ndërsa ka marrë një mbështetje edhe nga Patrice Evra, i cili është në mes Jorginhos dhe bashkëlojtarit të Chelseat, N’Golo Kante.
Lojtarët që mbështesin Benzema
Numri 9 i Real Madridit është ndoshta, çuditërisht, i nënvlerësuar, por disa zëra duan ta ndryshojnë këtë dhe të njohin shkëlqimin e tij me Topin e Artë këtë vit. Mbështetësit e tij përfshijnë emra si Rafa Nadal, Roberto Carlos dhe Ronaldo Nazario.