Turqia e ka përditësuar numrin e vdekjeve pas tërmetit në 4544, ndërsa autoritetet siriane raportojnë për 1712 vdekje, për gjithsej 6256 vdekje, por sipas OBSH-së shifra mund të arrijë në 20 mijë viktima.
Ka pasur të paktën 120 pasgoditje me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin masiv me magnitudë 7.5 ballë.
Ky është tërmeti më i fuqishëm që nga viti 1939 deri më sot.
Ndërkohë, qeveritë në mbarë botën po organizohen për të dërguar ndihma humanitare dhe ekipe shpëtimi. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Kosova.