Kanada dhuron 10 milionë dollarë për popullin e Turqisë dhe Sirisë

Kanada dhuron 10 milionë dollarë për popullin e Turqisë dhe Sirisë

Kanadaja ka ndarë 10 milionë dollarë për ta ndihmuar popullin turk dhe sirianë të cilët u prekën nga tërmeti i fuqishëm të hënën.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri kanadez, Justin Trudeau, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai lënë të nënkuptohet se ndihma e Kanadasë për Turqinë dhe Sirinë do të vazhdojë.

“Pas tërmeteve shkatërruese të djeshme, ne po ofrojmë 10 milionë dollarë ndihmë të menjëhershme për popullin e Turqisë dhe Sirisë – dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

“Partnerët tanë tashmë po shpërndajnë ushqim, karburant emergjent dhe strehim”.

Related Articles