Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të tregojnë vlera në ndarjen e drejtësisë në arenën ndërkombëtare.
Një mbrëmje shumë të mirë kishin edhe gjyqtarët Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha, Bujar Selimaj e Dardan Çaka që ndanë drejtësinë në sfidën e luajtur në Sllovaki ku u ndeshën Ruzomberok – Riga në Conference League.
Ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve me rezultat 0:3, derisa gjyqtarët kosovarë patën një vlerësim të mirë nga zyrtarët e ndeshjes.
Të kujtojmë se kjo treshe tashmë ka krijuar një përvojë të madhe në arenën evropiane duke ndarë drejtësinë edhe në sfidat e Kombëtareve, kështu që në të ardhmen e afërt shpresohet se atyre do t’ju besohen ndeshje edhe më të mëdha.