Nxënësi e mbyti me thikë mësuesen e tij

Nxënësi e mbyti me thikë mësuesen e tij

Prokurori lokal, Jerome Bourrier konfirmoi sulmin për agjencinë e lajmeve AFP, me mediat lokale që thanë se incidenti ndodhi në një klasë të mërkurën në mëngjes.

Autoritetet kanë konfirmuar se policia është në vendngjarje me prokurorin vendas dhe se nxënësi është arrestuar.

Mësuesja ishte në të pesëdhjetat e saj dhe vdiq nga arresti kardiak kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, thanë mediat lokale.

Gazeta franceze Sud Ouest tha se sulmuesi hyri në klasë dhe e sulmoi atë ndërsa mësuesja spanjolle ishte në orë të mësimit.

Ministri francez i arsimit, Pap Ndiaye tha në një postim në Tëitter se mendimet e tij ishin me “familjen, kolegët dhe nxënësit” e mësueses.

Related Articles