Drejtoresha e shkollës “Asdreni” në Pejë, Agime Lajqi, ka folur në lidhje me rastin e hedhjes së nxënësit nga kati i dytë.
Lajqi tha se ky është një rast i ndjeshëm për shkollën, teksa shtoi se nuk kanë informacion se çka e ka shtyrë nxënësin që të hidhet, njofton Klankosova.tv.
“Ky rast është i ndjeshëm për shkollën, për nxënësit, kanë kaluar një ditë shumë të vështirë, është ndër ngjarjet më të vështira që kemi përjetuar sot”, tha drejtoresha.
“Me rastin është duke u marrë policia, teksa nuk ka pasur asnjë problem, asnjë incident që e ka detyruar që djali të hidhet nga dritarja”.
“Në radhë të parë urojmë që djali të marrë veten dhe pastaj ta trajtojmë ngjarjen si rast, se çka e ka shtyrë për ta bërë një gjë të tillë”.