Nxënësi shkon me pistoletë në shkollë, detaje nga Policia

Nxënësi shkon me pistoletë në shkollë, detaje nga Policia

Një mësimdhënës në një shkollë në Skenderaj ka raportuar në Polici se teksa po kontrollonte një nxënës ka gjetur një pistoletë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe të prindit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi kosovar mësimdhënës në shkollë ka njoftuar se gjatë kontrollit tek një nxënës ka gjetur një pistoletë. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë sekuestruar pistoletën së bashku me dy fishekë. I dyshuari (i mitur) është intervistuar në prani të avokatit dhe prindit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles