Vdekja e foshnjës gjatë lindjes në Spitalin e Pejës, flasin nga prokuroria  

Vdekja e foshnjës gjatë lindjes në Spitalin e Pejës, flasin nga prokuroria  

Të mërkurën një foshnje ka vdekur gjatë procesit të lindjes në Spitalin e Pejës, ndërkaq babai i foshnjës ka raportuar në Policinë e Kosovës se dyshon për neglizhencë të stafit mjekësor.

Për këtë rast është deklaruar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka autorizuar Policinë e Kosovë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Sipas tij, është kërkuar të bëhet obduksioni i nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

“Gjithashtu, është kërkuar të bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes se foshnjës. Nuk mund të japim më shumë informata në këtë fazë”, ka thënë Nikçi për AP.

Rasti i vdekjes së foshnjës është bërë i ditur fillimisht në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Pikërisht në spitalin e Pejës kishte ndodhur edhe një rast tjetër tragjik gjatë vitit të kaluar, ku stafi mjekësor nga pakujdesia një foshnjë të vdekur e kishte futur në lavatriçe së bashku me çarçafët.

Related Articles