Policia e Kosovës ka njoftuar se është keqtrajtuar një nxënës (i mitur) nga drejtori i shkollës në Suharekë, raporton Gazeta Enigma.
Viktima e ka paraqitur rastin në Polici, dhe sipas tij ngjarja kishte ndodhur në objektin e shkollës, derisa i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku theksohet se pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar nxënës (i mitur), ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.