NY Times konfirmon vdekjen e gazetarit të vrarë në Ukrainë: Po raportonte nga një perfieri e Kyivit

NY Times konfirmon vdekjen e gazetarit të vrarë në Ukrainë: Po raportonte nga një perfieri e Kyivit

“Brent Renaud, gazetar amerikan, është vrarë në Ukrainë”, ka njoftuar New York Times, gazeta prestigjioze amerikane.

“Brent Renaud, regjisor dhe gazetar amerikan i vlerësuar me çmime, u vra në Ukrainë të dielën ndërsa raportonte në një periferi të kryeqytetit, Kyiv, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës”, shkruan NY Times.

Detajet e vrasjes së tij nuk janë të qarta tash për tash.

“Z. Renaud, 50 vjeç, kishte punuar për një sërë organizatash të lajmeve dhe mediave amerikane në të kaluarën, duke përfshirë HBO, NBC dhe The New York Times. Autoritetet ukrainase thanë se ai u vra në Irpin, një periferi që ka qenë vend i bombardimeve intensive nga forcat ruse ditët e fundit, por detajet e vdekjes së tij nuk qenë menjëherë të qarta. Zyrtarët ukrainas thanë se një gazetar tjetër u plagos gjithashtu”, shkruan gazeta amerikane.

Po ashtu Times, ka sqaruar se Renaud kishte punuar për vite të tëra për këtë medium, por që prej 2015 nuk punon më për ta, që i bie se në Ukrainë nuk ishte në detyrë si gazetar i New York Times.

“Raportet se ai punonte për Times qarkulluan sepse ai mbante një distinktiv të shtypit të Times që ishte lëshuar për një detyrë shumë vite më parë”, kanë theksuar ata. / Gazeta Enigma.

Brent Renaud dhe vëllai i tij Craig në Little Rock, Ark., në vitin 2007. Oscar Hidalgo/The New York Times

Related Articles