NYT: Biden bëri gafë, la të nënkuptojë se ushtarët amerikanë do të shkojnë në Ukrainë

NYT: Biden bëri gafë, la të nënkuptojë se ushtarët amerikanë do të shkojnë në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, u tha trupave amerikane në Poloni, të premten, se ata do të dëshmojnë trimërinë e ukrainasve, duke luftuar kundër pushtimit rus “kur të jeni atje” – duke bërë një gafë, pasi më parë tha se SHBA-ja duhet të qëndrojë jashtë konfliktit evropian për të shmangur nxitjen e “Luftës së Tretë Botërore”.

Biden e tha këtë teksa iu drejtua anëtarëve të Divizionit të 82-të Ajror të Ushtrisë.

“Do të shihni kur të jeni atje dhe disa prej jush kanë qenë atje, do të shihni – do të shihni gra, të rinj që qëndrojnë në mes para një tanku të mallkuar, duke thënë: Unë nuk po largohem, po mbaj qëndrimin tim”, tha Biden.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë sqaroi shpejt se Biden nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për vendosjen e ushtrisë në Ukrainë, shkruan NYT..

“Presidenti ka qenë i qartë se nuk do të dërgojmë trupa amerikane në Ukrainë dhe nuk ka asnjë ndryshim në këtë pozicion”, tha një zëdhënës i Bidenit për The Post.

Biden tha gjithashtu gjatë fjalëve të tij se SHBA-ja po punonte për të “mbajtur masakrën që të mos vazhdonte”, pasi më shumë se 3.7 milionë ukrainas u larguan nga vendi i tyre gjatë luftës njëmuajshe.

Administrata Biden ka furnizuar me armë ushtrinë e rrethuar të Ukrainës, por presidenti personalisht hodhi poshtë një propozim të Polonisë për transferimin e 28 avionëve luftarakë të projektuar nga sovjetikët në Ukrainë me ndihmën e SHBA-së.

Biden tha se lehtësimi i transaksionit nga SHBA-ja mund të shkaktojë një luftë të re botërore.

Related Articles