Duket se ideja për krijimin e Superligës Evropiane është më serioze se sa është paraqitur në publik.
Ishin 12 klube nga La Liga, Serie A dhe Premier Liga, mirëpo tani kanë mbetur vetëm tre sosh që i qëndrojnë mbrapa idesë.
Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi nuk duan të largohen nga krijimi i Superligës Evropiane, derisa nëntë të tjera janë dorëhequr.
Por, New York Times zbulon se ideja është ende gjallë dhe është tejet serioze sa i përket themelimit të garë.
Sipas burimeve të gazetës, edhe pse FIFA i ka kritikuar publikisht të 12-të klubet për tentimin për ta themeluar Superligën Evropiane, ata ka kohë që janë të njohur me këtë ide.
Të 12-të klubet thuhet se i kanë ofruar shtëpisë më të madhe të futbollit botëror mbështetje në formatin e ri të Kupës së Botës për Klube, derisa kjo e fundit do t’i mbështesë ata në krijimin e Superligës Evropiane.