OBSH i kërkon Kinës qasje të plotë për të përcaktuar origjinën e COVID-19

OBSH i kërkon Kinës qasje të plotë për të përcaktuar origjinën e COVID-19

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i kërkoi Pekinit që të ofrojë më shumë informacione mbi origjinën e COVID-19 dhe kjo organizatë është gati të dërgojë një ekip të dytë për të hetuar çështjen.

“Ne po i bëjmë presion Kinës që t’i japë akses të plotë dhe po u kërkojmë vendeve që ta ngrenë atë gjatë takimeve të tyre dypalëshe – të nxisin Pekinin të bashkëpunojë,”  tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Komentet e shefit të OBSH-së vijnë, kur autoritetet shëndetësore dhe kompanitë farmaceutike në të gjithë botën janë duke garuar për të përmirësuar vaksinat për të luftuar variantet më të reja të koronavirusit, raporton Reuters.

Ghebreyesus prej kohësh ka bërë presion ndaj Kinës për të ndarë informacionin e saj në lidhje me origjinën e COVID-19, duke thënë se derisa të ndodhte kjo, të gjitha hipotezat mbetën në tryezë.

Related Articles