Pas 90 minutash lojë, në ndehsjen e dytë gjysmëfinale, asnjëra nga skuadrat Angli apo Danimarkë, nuk ka arritur ta mbyllë sfidën em avantazh, ndaj ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Përkundër disa gjysmërasteve, pjesa e dytë është karakterizuar me lojë më të ngathtë, me ‘luftë’ më të madhe, të zhvilluar kryesisht në mesin e fushës, për ta dominuar atë, e kësisoji edhe takimin, porse të dy skuadrat kanë qenë të vëmendshme të mos pësojnë, e me kundërsulme eventuale të shënojnë. Porse nuk arritën deri te goli, dhe koha e rregulltë u mbyllë me dy golat e shënuar në pjesën e parë, për të shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Në vazhdime ekipet do të bëjnë çmos ta mbyllin sfidën brenda kësaj periudhe, e nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, epilogu përfundimtar i takimit, dhe kundërshtari i Italisë në finale, do të përcaktohet pas ekzekutimit të pendalltive.