Profesori universitar, Mazllum Baraliu, në një prononcim për Gazetën Enigma, thotë se dy ofertat e kryeministrit Albin Kurti për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, “janë absolutisht të mjaftueshme, madje edhe të tepërta”.
Sipas Kurtit, në ofertën e parë, Abdixhikut iu ofrua pozita e zëvendëskryeministrit, Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe tri ministri të tjerë.
Pas refuzimit të kësaj oferte, Kurti po ashtu tha se LDK-së iu ofrua pozita e Kryeparamentarit, por se edhe kjo nuk bindi Abdixhikun.
“LDK, duke humbur në rënie të lirë, nga zgjedhja ne zgjedhje, dhe të ketë kaq mundësi dhe ofertë, është e mjaftueshme. Por këtu diçka ka”, thotë Baraliu.
“Jo t’i mbyllin dyert, duke e pasur ofertën në tavolinë. E përsëris se janë në rënie të lirë dhe gati në fund, dhe të thuhet se oferta nuk është e mjaftueshme. Çka dëshirojnë ata? A dëshirojnë që dikush t’i fitojë zgjedhjet dhe ata ta marrin pushtetin? Kjo nuk shkon në asnjë mënyrë”, deklaroi tutje Baraliu.
Duke folur edhe për deputetët e pozitës, edhe për ata të opozitës, Barali tha se “janë njerëz që nuk e meritojnë atë vend dhe nuk meritojnë ato vota që kanë marrë”.
