Organizata e Kombeve të Bashkuara bën të ditur se 3.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushimi i Rusisë që nisi një muaj më parë.
Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, thotë se 3 milionë e 725 mijë e 806 ukrainas ishin larguar nga vendi – një rritje prej 50 mijë e 854 persona nga shifra e një dite më parë.
Rreth 90 përqind e tyre janë gra dhe fëmijë, thuhet në njoftim.
Nga ata që janë larguar, 2.2 milionë kanë ikur për në Poloninë fqinje, ndërsa më shumë se gjysmë milioni kanë shkuar në Rumani dhe rreth 20 mijë kanë shkuar në Rusi.
Para fillimit të krizës një muaj më parë, Polonia, anëtare e BE-së, ishte shtëpia e rreth 1.5 milion ukrainasve.
Në total, më shumë se 10 milionë njerëz ose mbi një e katërta e popullsisë në rajonet nën kontrollin e qeverisë përpara pushtimit të 24 shkurtit tani mendohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë afro 6.5 milionë, të cilët janë të zhvendosur brenda vendit.
Sipas OKB-së, kriza e refugjatëve në Ukrainë është më e keqja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ndërsa largimi bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm edhe kur kushtet e jetesës në vendin e tyre për ukrainasit po përkeqësohen, UNHCR-ja llogariti se që nga e marta numri i largimit çdo ditë ka rënë nën 100 mijë.