OKB regjistron mbi 500 civilë të vrarë në Ukrainë

OKB regjistron mbi 500 civilë të vrarë në Ukrainë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka regjistruar 579 civilë të vrarë dhe 1002 të plagosur në Ukrainë, që nga nisja e pushtimit rus, në 24 shkurt.

Mes viktimave, sipas OKB-së, 42 janë fëmijë, shkruan a2cnn, përcjell Gazeta Enigma.

“Shumica e njerëzve janë vrarë nga përdorimi i armëve shpërthyese me rreze të gjerë veprimi, përfshi bomba, raketa dhe predha”, lexohet në raportin e OKB-së.

Ashtu siç ka saktësuar edhe në raportet e saj të mëparshme, OKB-ja thekson se numri i saktë i viktimave ka shumë mundësi që të jetë më i lartë sesa ai zyrtar.

Related Articles