Olti – Artës: Re në grackën e Julianës (VIDEO)

Olti – Artës: Re në grackën e Julianës (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother Vip Kosova, Olti Curri, e ka komentuar përplasjen e Julianës dhe Artës në Prime-n e kësaj të hëne.

Ai i tha Artës se ajo ka rënë në grackën e Julianës, ndonëse atë e kishte kritikuar Arta më herët për formën e debateve që i bën me banorët e shtëpisë.

“Shpresoja shumë që ta ngrije Julianën në nivelin tënd të debatit, se e keni paragjykuar për debate herë pas here, për ngritje të zërit e gatime”.

“Por në këtë debat e përmende familjen, the është e pa tru e gjëra të tilla si këto. Më duhet të të them se e pa tru Juliana nuk më duket, derisa të futi në grackën e saj. Unë shikoj se ti zbrite Arta”, ka thënë Curri.

Related Articles