Berisha e konfirmon, të enjten sërish protestë para Kuvendit

Berisha e konfirmon, të enjten sërish protestë para Kuvendit

Të enjten do të mbahet protesta e radhës e opozitës. Kjo është konfirmuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Protesta do të zhvillohet para sërish para godinës së Kuvendit, ashtu si ditën e sotme.

Për rreth dy orë, opozita zhvilloi një protestë, e cila u shoqërua me tensione. Pak çaste pas fillimit të saj, disa protestues hodhën tymuese dhe lëndë plasëse në drejtim të forcave të policisë.

Madje, protestuesit u përplasën me policinë në përpjekje për të çarë kordonin e formuar.

Edhe seanca plenare u shoqërua me debate dhe tensione, ku kryedemokrati Sali Berisha vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, në lidhje me skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Related Articles