Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) projekton se kërkesa mund të rritet në vitin 2022, duke prekur nivele të para pandemisë COVID-19, nxitur nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India.
OPEC theksoi në raportin mujor se kërkesa për vitin e ardhshëm mund të rritet me 3.4 për qind në 99.86 milionë fuçi në ditë, dhe mund të arrijë një mesatare prej mbi 100 milionë fuçi në dytë në gjysmën e dytë të vitit 2022.
Raporti reflekton besimin e kartelit se kërkesa do rimëkëmbet shpejtë nga pandemia, duke mundësuar grupin dhe vendet aleate që të heqin disa nga kufizimet në ofertë, të bëra në vitin 2020. Në raport, OPEC ruajti gjithashtu parashikimin për një rritje të kërkesës me 5.95 milionë fuçi në ditë apo 6.6 për qind këtë vit.
Organizata projekton se kërkesa në Kinë dhe Indi do të kalojë nivelet e para pandemisë në vitin e ardhshëm. Sipas kartelit, Shtetet e Bashkuara do të japin kontributin me të madh në rritje ne kërkesës për naftë në vitin 2022, pavarësisht se përdorimi atje do të qëndrojë poshtë niveleve të 2019-së.
Rritja ekonomike botërore pritet të ngadalësohet në 4.1 për qind në vitin e ardhshëm nga 5.5 për qind këtë vit, që po mbështetet nga stimuj qeveritar dhe me perspektivën që po varet kryesisht tek zhvillimet në lidhje me COVID-19. /Gazeta Enigma/