Finalizohet operacion antidrogë në Mat të Shqipërisë, i gjithë fshati në burg për mbjellje hashashi (VIDEO)

Finalizohet operacion antidrogë në Mat të Shqipërisë, i gjithë fshati në burg për mbjellje hashashi (VIDEO)

Policia gjatë një aksioni në Mat të Shqipërisë ka kapur një grup kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në këtë aksion 14 persoan janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në mesin e të arrestuarve është koka e këtij grupi 55-vjeçari, Gëzim Koleci, i cili mbante njëherësh detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh.

Për shkak të lidhjeve familjare dhe fisnore me të ndaluarit e tjerë, është mësuar se Gëzim Koleci organizonte të gjithë punën.

Ai merrej me identifikimin e zonave ku do të kultivohej kanabisi e më pas me përpunimin dhe gjetjen e tregut për shitje.

Ndërsa transport i lëndës narkotike bëhej nga djemtë e 55-vjeçarit, Vilson dhe Gestian Koleci.

Të dy këta të fundit të dënuar me “arrest shtëpie” pasi  u kapën në vitin 2021 në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, me 6.8 kilogramë marijuanë.

Operacioni i koduar “Kepi i vozajve” u zhvillua nga policia e Dibrës dhe ajo e shtetit nën drejtimin e prokurorisë së Matit.

Hetimet për rastin nisën në vitin 2019 dhe u ndoqën metoda speciale nga ana e agjentëve të antidrogës./Gazeta Enigma/

Related Articles