Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se është kryer një operacion shumë i rrallë dhe i ndjeshëm në Klinikën Emergjente të QKUK-së.
Në njoftim thuhet se pacienti A.R, 1987 e kishte pothuajse komplet të prerë krahun e djathtë, (amputim subtotal), gjatë një aksidenti me xham në shtëpi.
Sipas SHSKUK-së, intervenimi kirurgjik është kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 6 ditë hospitalizimi në Kirurgji Vaskulare, u lirua në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore.