Operacion në Zubin Potok: Arrestohen disa të dyshuar pas bastisjeve në fshatra

Operacion në Zubin Potok: Arrestohen disa të dyshuar pas bastisjeve në fshatra

Disa të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut të shtunën, pas bastisjeve nga Policia e Kosovës.

Ende nuk dihen nëse të dyshuarit kanë lidhje me shpërthimin në Ibër-Lepenc.

Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe disa materiale të ndryshme.

Është kryeministri Albin Kurti i cili para medieve ka thënë se policia ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale.

“Të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës”, tha Kurti.

Related Articles