Pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, gjatë natës Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u diagnostikua me apendicit akut ndaj i nënshtrua operacionit për heqjen e apendicitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata në një dalje për mediat ka deklaruar se gjendja e kryeministrit pas operacionit është stabël dhe se ai mund të dalë nga spitali pas 24 orësh.
“I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja post-operatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar.’- tha Gjata.
Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht”, tha Gjata.
Apendiciti është një sëmundje e zakonshme, e cila ndodh sidomos nga mosha 10 deri në 30 vjeç. Ende nuk dihet me saktësi se cili është funksioni i apendicitit, ndërsa ajo që dimë është se mund të jetojmë pa të, pa pasoja.