Opinionisti Sadri Ramabaja u ka hyrë sërish konspiracioneve.
Ai ka thënë se Serbia po përgatitet për luftë, ndërsa shtoi se do të jetë ushtar nëse vie puna deri aty.
Ramabaja deklaroi se marrëveshja e Ohrit duhet të respektohet.
Këtu kujtoi faktin se edhe në fillim të viteve 2000 flitej për luftë, ani pse pakkush besonte, por LPK po përgatiste.
“Serbia po përgatitet për luftë. Po e përsëris. Unë do të jem ushtar. Opinioni edhe në vitin 91, 92 nuk fliste për luftë. Po t’i flisje dikujt për luftë nuk të merrte seriozisht. Por LPK për përgatiste luftën. Marrëveshja e Ohrit ka vetëm këtë alternativë. Ose respektohet dhe zbatohet, ose Ballkani rrëshqet drejt luftës”, tha ndër tjerash ai.