Opozita akuzon kryeministrin: AKP-Albini e kapi privatizimin

Opozita akuzon kryeministrin: AKP-Albini e kapi privatizimin

Bordi i ri i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), i cili dikur ishte mbushur me militantë të PDK-së, LDK-së e AAK-së, po vlon nga mbështetësit e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Nga 8 anëtarë të Bordit, mediet kanë raportuar se më shumë se gjysma janë të afërt me Lëvizjen “Vetëvendosje” të kryeministrit Albin Kurti dhe të  Listës “Guxo”, të cilën e kishte themeluar vitin e kaluar Vjosa Osmani, tashmë presidente e vendit.

Kryesuesi i Bordit, Nazmi Mikullovci, ka qenë më herët kandidat i VV-së për deputet, njejtë siç ka qenë edhe anëtari i Bordit Mentor Hysenaj.

Anëtare e Bordit të AKP-së është emëruar edhe Vjollca Jashari, mbështetëse e kryeministrit Kurti në rrjetet sociale, si dhe ish-deputeti Xhevdet Neziraj, djali i së cilit është shef i kabinetit të ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në këtë Bord anëtar do të jetë edhe Halim Muçolli që raportohet se është i afërt më Listën “Guxo”, e cila është në koalicion qeverisës me Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Deputetët e opozitës po e kritikojnë kryeministrin Kurti se e ka kapur edhe një institucion tjetër të rëndësishëm, siç është Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Berisha: Për çdo ditë po demaskohen politikat e këqija të “Vetëvendosjes”.

Deputeti nga  radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka deklaruar për Front Online se vazhdimisht po demaskohet Lëvizja “Vetëvendosje” me emërime të tilla në Bordet e pavarura, përcjellë Gazeta “Enigma”.

“Kjo është vazhdimësi e praktikave te këqija, po shihet se qëllimet janë të këqija, një herë kanë proklamuar se donë me mbyllë AKP-në, pastaj kanë thënë se 25 mijë euro i harxhojnë për një takim anëtarët e Bordit të AKP-së, tash po del se bordi i ri i AKP-së dhe shefi i ri i AKP-së ka me i harxhuar 25 mijë euro për një takim dhe kjo është veç hajni e pastër he për çdo ditë po shkojnë duke u demaskuar politikat e LVV-së me nepotizëm, korrupsion e punë të këqija”,  deklaroi ai.

Bunjaku: “Vetëvendosje”, krejt dhe drejt në kapje të shtetit

Kundër emërimit të këtij Bordi është edhe anëtarja e Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nga LDK-ja, Valentina Bunjaku.

Ajo për Front Online, tha se Lëvizja Vetëvendosja në pushtet ka arritur me kuzën kundër aferës së PDK-së, ‘Pronto 1’, ndërsa, sipas saj, me emërimet të cilat po i bënë LVV-ja është duke u bërë afera “Pronto-2”.

Bunjaku tutje, tha se Lëvizja Vetëvendosje është duke i kapur institucionet  e pavarura të Kosovës.

Related Articles