Opozita kërkon Kurtin në seancën ku po diskutohet për buxhetin

Opozita kërkon Kurtin në seancën ku po diskutohet për buxhetin


Kreu i Qeverisë, Albin Kurti pasi foli për projekt-buxhetin për vitin 2026, njoftoi se do të largohet nga seanca pasi ka thënë se ka një organizim të Bankës Qendror të Kosovës me atë të Shqipërisë, raporton Gazeta Enigma.

Nga LDK-ja kanë kërkuar prezencën e Kurtit, për siç kanë thënë ata një nga seancat më të rëndësishme të Kuvendit.

Ndërkohë përmes Arbërie Nagavcit, nga LVV-ja kanë thënë se “nuk shohim ndonjë problem”, duke aluduar në pjesëmarrjen aktuale të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili u shpreh i gatshëm të replikojë me deputetët lidhur me projekt-buxhetin. / Gazeta Enigma.

Related Articles