Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të shpall ditën e nesërme ditë zie për shkak të aksidentit me fatalitet në Kroaci, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë aksident janë regjistruar 10 viktima.
Tahiri përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka ftuar autoritetet e Kosovës që të qëndrojnë pranë familjeve të prekura nga kjo tragjedi, derisa është lutur për shërimin e pasagjerëve.
Shkrimi i plotë:
Lajmi tragjik nga Kroacia për aksidentin e autobusit me mërgimtarët tanë në rrugën për vendlindje na trishtoi pa masë.
Në këto orë të rënda për familjet e prekura të bashkatdhetarëve tanë, i bashkohemi dhimbjes për më të dashurit e tyre që humbën jetën.
Lutjet tona janë për të gjitha familjet për përballimin e dhimbjes që kanë humbur më të dashurit, ndërsa për të gjithë të lënduarit, lutemi për shërimin sa më të shpejt të tyre.
Ftoj autoritetet e Shtetit të Kosovës që tu qëndrojnë pranë familjeve të prekura nga kjo tragjedi, ndërsa presidentja e Kosovës do të duhej që ditën e nesërme ta shpall ditë zie për Kosovën!/Gazeta Enigma/