Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, ka kritikuar Liderin e Lëvizjes serbe Dveri, Boshko Obdradoviç, dhe Nënkryetarin e kësaj Lëvizjeje Ivan Kostiç.
Kjo për shkak se se janë rreshtuar politikisht në krah të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kjo pasi që dy këta kanë akuzuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç se ai me iniciativën rajonale “Open Balkan” po e mundëson “Bashkimin me Shqipërinë”.
“Me sulme ndaj nismës “Open Ballkan”, kreu i Dverit, Boshko Obradoviç, ashtu si edhe anëtarët e tjerë të kësaj lëvizjeje, me vetëdije u rreshtuan në krah të Albin Kurtit dhe sulmuesve të tij”, ka shkruar Petkoviç në Facebook.
“Duke akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç se gjoja ka ndihmuar në krijimin e të ashtuquajturës ‘Shqipëria e Madhe’ përmes nismës ‘Open Balkan’, Obradoviç tregoi jo vetëm keqdashje, por edhe injorancë elementare për proceset politike”, ka shtuar ai.
Lideri i Lëvizjes serbe “Dveri”, Boshko Obdradoviç, e ka akuzuar Presidentin e Serbisë, se me iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur” ai po e mundëson “Bashkimin me Shqipërinë” dhe se në vend të kësaj “do të duhej të zhbëheshin kufijtë mes Serbisë, Republika Srpska-s dhe Malit të Zi”.
Edhe Nënkryetari i Lëvizjes me elemente ideologjike ultra të djathta serbe “Dveri”, Ivan Kostiç, ka vlerësuar se “Mini Schengen është rrugë drejt humnerës”, dhe se “është gabim që autoritetet serbe i janë futur rrugës së integrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore pa e shpallur së pari atë përmes një referendumi popullor”.