Paqartësi mbi efektin e vaksinave kineze

Paqartësi mbi efektin e vaksinave kineze

Një deklaratë gjatë një konferencë nga kreu i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve infektive, Gao Fu, ka krijuar paqartësi pasi ai tha se vaksinat kineze “nuk arrijnë nivele shumë të larta mbrojtjeje”.

Nuk kaloi shumë dhe ai e relativizoi këtë deklaratë. Për gazetën kineze “Global Times” ai u shpreh se kishte dashur të thoshte se si mund të rritej edhe më shumë efektshmëria e vaksinave, duke kombinuar preparate të ndryshme. Pra ai kishte prezantuar një “vizion shkencorë”, transmeton DW.

Në Kinë prodhohen aktualisht 4 lloje të vaksinave për të cilat nuk dihet qartë se cili është efikasiteti i tyre.

Tri vaksina (dy vaksina nga Sinopharm dhe një nga Sinovac) janë vaksina me virus të vdekur. Pra, ato bazohen në një teknologji të njohur prej kohësh që përdoret, për shembull, në vaksinat kundër hepatitit B ose gripit.

Këto vaksina nuk arrijnë efekt aq të lartë mbrojtës sikundër vaksinat mARN nga BioNTech / Pfizer ose Moderna (mbi 95 përqind), por janë më efektive se disa vaksina gripi.

Ndërsa vaksina Vero e Sinophari-it rezultoi 79 për qind efektive në një studim të fazës III që u krye në dhjetë vende të botës.

Dhe vaksina e katërt kineze e kompanisë CanSino është një vaksinë vektoriale e cila mendohet se ka efektshmëri diku afër 65 përqind.

Kina praktikisht nuk është në gjendje të provojë efektshmërinë e vaksinave të saj në vend, sepse ajo vijon të ndjekë politikën e masave të rrepta të bllokimit, të cilat kanë si rezultat uljen e infektimeve. 

Prandaj shtetet perëndimore në vazhdimësi janë duke kërkuar përgjigje shkencore nga autoritetet shëndetësore të Kinës që ato të tregojnë më shumë për problemet që po shfaqën nga vaksinat që janë prodhuar nga disa kompani në Kinë.

Related Articles