Në sallën e Teatrit në Gjilan janë shpallur më të dalluarit e vitit në Kulturë, Rini dhe Sport.
Kjo ngjarje tashmë është e përvitshme, raporton Gazeta Enigma.
Sportisti i Vitit është shpallur Fortesa Orena e cila kishte fituar medaljen e bronzet në Kumite në Kampionatin Botëror “Budapest 2023”, gjithashtu kampione kombëtare dhe regjionale dhe anëtare dhe kapitene e kombëtares.
Klubi më i dalluar në këtë komunë ishte KV Drita – Femrat.
KV Drita janë kampion i Kosovës 2022/2023, Kupa e Kosovës 2023, Kupa e FVK-së 2023, Kupa e Pavarësisë 2023, Kampion vjeshtor 2023/2024 dhe pjesëmarrëse në Kupën Ballkanike për ekipe.
Punëtori sportiv më i dalluari gjatë vitit 2023 u shpall Drilon Sylejmani nga klubi i SC Gjilanit. Ai me klubin e tij ishin finalist të Kupës së Kosovës dhe u paraqiten edhe këtë vit në garat evropiane.
Më poshtë e gjeni listën e plotë të më të dalluarit: /Gazeta Enigma/