Futbolldashësit kanë lajme të mira për ditët e ardhshme, kjo pasi top 5 ligat evropiane fillojnë stinorin e tyre të ri.
Ligue 1 apo ajo e Francës veçse ka zhvilluar xhiron e parë dhe më 14 dhe 15 gusht do të zhvillohen ndeshjet e dyta. Në anën tjetër, një nga ligat më prestigjioze në botë, Premierliga, do të fillojë më 13 gusht, ku ndeshja e parë do të jetë ajo mes Brentford dhe Arsenalit.
La Liga fillon më të njëjtin orar sikurse ajo angleze dhe ndeshja hapëse është ajo mes Valencias dhe Getafes. Më 21 gusht do të fillojë edhe Serie A, ligë në të cilën kanë ndodhur shumë ndryshime në merkaton që është duke u zhvilluar tani.
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich do të udhëtojë si mysafire ndaj Borussia Monchengladbach më 13 gusht, datë kur edhe do të fillojë Bundesliga. Për fund por jo nga rëndësia, sa i përket Superligës së Kosovës, ajo do të luhet më 21 gusht.