KQZ merr vendim që të pranohen për identifikim të votuesve letërnjoftimet e Kosovës të cilave u ka skaduar afati

KQZ merr vendim që të pranohen për identifikim të votuesve letërnjoftimet e Kosovës të cilave u ka skaduar afati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, raporton Gazeta Enigma.

Gjatë kësaj mbledhje, KQZ mori vendim që të pranohen për identifikim të votuesve letërnjoftimet e Kosovës të cilave u ka skaduar afati.

“Ky vendim i KQZ-së vlenë edhe për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, por edhe për identifikimin e votuesve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave”, thuhet në mbledhjen e KQZ-së.

KQZ thekson se ky vendim u mor duke u mbështetur në vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme për zgjatjen për 6 muaj të afatit të përdorimit të letërnjoftimeve për shtetasit e Kosovës.

Related Articles