Organizatat nga Shoqëria Civile reagojnë për përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e ‘7 monumenteve të rrezikuara’

Organizatat nga Shoqëria Civile reagojnë për përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e ‘7 monumenteve të rrezikuara’

40 Organizata nga Shoqëria Civile kanë reaguar për përfshirjen e Manastirit të Deçanit në Listën ‘7 Monumentet Më të Rrezikuara të Evropës’ për vitin 2021 nga federata pan-evropiane e organizatave jo-qeveritare aktive në fushën e trashëgimisë kulturore e njohur si EUROPA NOSTRA.

Në reagimin e Organizatave thuhet se përfshirja e njërit prej monumenteve më të rëndësishme të Kosovës në këtë listë, vlerat e të cilit tashmë janë të njohura si vlera universale të përfshira nga UNESCO në Listën Botërore të Trashëgimisë Kulturore, është pasqyrim i rrejshëm i realitetit në Kosovë me tendencë për ta paraqitur mjedisin tonë si të rrezikshëm për sigurinë dhe mirëqenien e Manastirit të Deçanit.

“Ne, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë shprehim indinjatën e thellë edhe ndaj organizatës “Future for Religious Heritage “një organizatë laike, jo profitabile, e regjistruar në Belgjikë, e cila duke u bazuar në të dhëna të pavërteta dhe të paverifiuara ka nominuar Manastirin e Deçanit për përfshirjen në Listën ‘7 Monumentet Më të Rrezikuara të Evropës’.” thuhet në reagimin e tyre.

Më tutje në reagimin e tyre, kërkohet që ‘Europa Nostra’ t’a rishqyrtoj vendimin, pasi që faktet shumë lehtë mund të verifikohen në terren dhe që më nje vizitë në Kosovë, organizata që merret me trashëgiminë kulturore të vendeve pan-evropiane, mund të kuptoj qartë se cila është gjendja aktuale e monumenteve në Kosovë.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të tyre.

REAGIM I ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE TË KOSOVËS NË LIDHJE ME PËRFSHIRJEN E MANASTIRIT TË DEÇANIT NË LISTËN ‘7…Posted by ADMOVERE on Friday, April 16, 2021

Related Articles